Ish-shefi i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi, i cili së fundmi kërkoi ndërprerjen e funksionit në Prokurorinë e Lartë Publike, ka komentuar dorëheqjen kryeprokurorit Lubço Kocevski, përcjell TV21. Ai ka adresuar serioze për gjendjen në Prokurori, duke theksuar se nën udhëheqjen e Lupço Kocevskit lëndët zvarriten qëllimisht dhe trajtohen pa një synim të qartë për të arritur në një vendim gjyqësor.
Hajrullai thekson se kërkesën për ndërprerjen e funksionit e ka paraqitur pas më shumë se një viti pezullimi që e mori nga Kocevski, dhe kjo, siç thotë ai, nën kontroll dhe me urdhër të ish-prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).


