Ish presidenti i Sllovenisë Milan Kuçan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.
Kuçan do të mbajë takime në Shkup, mes të cilave edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Presidenti i parë slloven nesër do të mbajë ligjërata në konferencën ndërkombëtare vjetore për integrime evropiane me temën “Evropa dhe Ballkani”. Konferenca është në organizim të Universitetit Kolegji Amerikan Shkup.