Ish-pjesëtari i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Komhëtare dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”.
Lajmin e ka bërë të ditur Mesut Bajrami, kryesuesi i këshilltarëve të pavarur i cili përmes një postimi theksoi:
Të nderuar miq, shokë e dashamirë,
Me krenari dua t’ju njoftoj se ish-pjesëtari i tri luftërave të UÇK-së dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”.
Besim Aliu, i njohur në mbarë trojet shqiptare, është një aktivist i palodhur i kauzës sonë kombëtare.
Vlen të theksohet se ai ka qenë dhe mbetet i pathyeshëm në veprimtarinë dhe qëndrimet e tij për kauzën tonë kombëtare – një kauzë që, fatkeqësisht, ka mbetur e cunguar dhe e nëpërkëmbur nga tradhtarët, servilët dhe profiterët e pasluftës.
Në Këshillin Komunal, ai do të jetë një shtyllë e fortë që do të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe do të mbrojë interesat tona me dinjitet.
Ne mundemi më shumë!