Emërimi i tij në ministrinë e rëndësishme në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.
Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.
Më pas, ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.
Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Pas pensionimit, Mehaj i ndau Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.
Sakaq, ish-ministri Armend Mehaj iu bashkua kabinetit të kryeministrit Kurti nga Norvegjia, për të drejtuar ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
j.l./ dita