Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska nuk është paraqitur në seancën e Gjykatës së Apelit ku ajo është e dyshuara e parë e rastit “Tender”. Katër avokatët e saj në emër të saj kërkuan që “bombat” në rastin me ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së të mos vlejnë si dëshmi.
Ndërkaq, dje seanca u anulua për shkak të obligimeve të pashmangshme zyrtare të kryetares së Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska – Shopova, ku në seancë duhej të shqyrtoheshin ankesat e PSP-së për përdorimin e “bombave” në rastin “Tender”.