Ish ministrja e jashme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva në emisionin “Samo Vistina”, ka thënë se ka qenë provokim, e jo rastësi i Këshillit të Evropës ku teksti i Deklaratës së Samitit të Sofjes ishte “Në dispozicion” në “gjuhën e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”.
“Unë nuk besoj se gjërat e këtij karakteri janë të rastit, unë mendoj se ka pasur një provokim këtu nëse do të përtypim apo jo …” ka thënë dje ish ministrja e jashme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva.
Ish-ministrja gjithashtu ka thënë se MPJ është dashur që të reagojë dhe duhet të reagojë “sepse kemi një gjuhë që në Kombet e Bashkuara qëndron e shkruar në”kartën tonë të identitetit”si gjuha maqedonase (macedonian language)… Që është e kodifikuar dhe e njohur ndërkombëtarisht, kurse kjo gjë ishte një provokim.
Lidhur me mosmarrëveshjen me Greqinë, Mitreva tha: “Nuk ka qenë asnjëherë mosmarrëveshje vetëm për shkak të emrit, pasi pse vetë fakti që pajtohemi për të ndryshuar emrin do të thotë se ne po futemi edhe në identitetin tonë, sepse emri është një identitet”.