1 Shkurt 2019 / 11:26
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.
Personat dyshohen se nga pozita e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe zëvendësit e tyre në një periudhë të caktuar kanë nënshkruar marrëveshje për qira të tokës bujqësore, të cilat më pas nuk i kanë anuluar edhe përkundër që qiramarrësit nuk kanë paguar qiranë. Bëhet fjalë për 548 marrëveshje për qira të tokës bujqësore, në lokacione të ndryshme. Në këtë mënyrë buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 1.4 milion euro.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet themelore ligjore, Prokurori Publik kompetent deri tek Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Shkupi 1-Shkup, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për katër të akuzuarit.
Loading…


