Si BDI-ja, ashtu edhe VMRO-DPMNE-ja në krye me Nikolla Gruevskin po vazhdon me mbedhjen e Komitetit Ekzekutiv të partisë, për ta shqyrtuar mundësinë e formimit të qeverisë.
Trajko Veljanovski, ish kryeparlamentar nga VMRO-DPMNE ka zbuluar se deri në mesnatë do të ketë Qeveri të re dhe Gruevski do ta kryejë obligimin e tij.
Ndryshe, nga BDI ende kanë lënë të hapur 5 opsione të mundshme.
Ndër këta opsione, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani përmendi koalicionimin me VMRO-DPMNE-në, me LSDM-në, mbetjen e BDI-së në opozitë, qeveri të zgjeruar si dhe zgjedhjet e reja.
Kujtojmë se kanë mbetur edhe 3 orë jo të plota nga skadimi i mandatit të Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë. Nëse i njëjti nuk arrin të formon qeverinë e re, sipas kushtetutës mandati kalon në duart e partisë së dytë fituese të zgjedhjeve, LSDM-së.
/ M.Krasniqi
Almakos