Ish kreu i SHISH, Visho Ajzai Lika ka komentuar ngjarjen e rëndë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai tha se parë përgjegjësia është institucionale, pasi duhen të merren masa të rrepta sigurie.
Sipas tij, personi i parë që duhet të japë dorëheqjen është kancelari i gjykatës, ndërsa kompania e ruajtjes fizike, duhet të mbajë përgjegjësi penale.
“Përgjegjësia së pari duhet kërkuar tek shteti. Ai që është kancelari i gjykatës është përgjegjësi kryesor, gjyqtari duhet të jetë i mbrojtur me roje fizike, jo të rrijë të shikojë kush hyri e doli. I pari që duhet të jepte dorëheqjen unë e quaj kancelari, por nuk e di kush është, drejtori i administratës. Nëse është një kompani private që ka marrë përsipër këtë punë, ajo duhet të mbahet penalisht përgjegjëse për këtë punë”, tha Lika.
Visho Ajazi Lika: Është një ngjarje e rëndë që ka tronditur gjithë shoqërinë shqiptare, pasi janë disa institucione të shtetit që supozohet të jenë të paprekshme. Është një ngjarje që do të ketë jehonë të gjatë.
Këtu përgjegjësia së pari është institucionale, që duhet të marrë masa të sigurta. Është e papranueshme që një i ri i armatosur të futet përmes sistemit të sigurisë.
Një nga gjërat që më ka bërë përshtypje ka qenë fakti si kanë reaguar mjetet sociale. Ka edhe plot njerëz që thonë mirë iu bë. Kjo është tepër e rëndë.
Shpesh ka ndodhur që këto detyrat e ruajtjes së sigurisë së institucioneve i janë dhënë privatit. Është një tendencë e parregullt. Për mendimin tim, nëse një kompani sigurie fiton një tender të tillë, ajo shoqëri duhet të kalojë në një skaner shumë të imët për historikun që ka.
Ajo që ka ceduar është disiplina. Që do të thotë ka protokolle shumë të rrepta. Në këto institucione nuk mund të futet kudo.
Përgjegjësia së pari duhet kërkuar tek shteti. Ai që është kancelari i gjykatës është përgjegjësi kryesor, gjyqtari duhet të jetë i mbrojtur me roje fizike, jo të rrijë të shikojë kush hyri e doli.
I pari që duhet të jepte dorëheqjen unë e quaj kancelari, por nuk e di kush është, drejtori i administratës. Nëse është një kompani private që ka marrë përsipër këtë punë, ajo duhet të mbahet penalisht përgjegjëse për këtë punë.