“Të sakrifikosh karrierën për punë që më së shumti e gëzojnë Zotin”, kështu e shpjegon ish humoristi i shquar Hazbi Therra Ahmeti, tërheqjen e tij nga ekranet televizive. Më parë i bënte për të qeshur njerëzit me humorin e tij, tani buzëqesh fytyrat dhe zemrat e vuajtura të nevojtarëve me aktivitetin e tij human. Për të mësuar më tepër rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, portali Almakos ka realizuar intervistën “3pyetje nga Mensur Krasniqi”, pikërisht me Hazbi Therra Ahmetin.
Mensur Krasniqi: “Hazbi Therra Ahmeti” , një ish humorist i shquar i ekraneve televizive në Maqedoni dhe rajon, por që tani i përkushtuar tërësisht në një mision human. Si arrite të ndryshosh thuajse tërë karakterin e të qënit fytyrë publike si humorist, e tani për të mbetur i njohur por me punë bamirëse që më së shumti gëzojnë të tjerët se sa vetveten?
Hazbi Thera Ahmeti: Çdo ndryshim pozitiv i imi duke përfshirë edhe aktivitetet humanitare janë rezultat i fesë Islame. E lus Zotin e Madhërishëm që të na i shton punët e mira dhe të na i pranon veprat.
Mensur Krasniqi: Cila është filozofia juaj e veprimtarisë, funksiononi si shoqatë, ose?
Hazbi Thera Ahmeti: Filozofia ime e veprimtarisë është të jem afër nevojtarëve në çdo aspekt dhe në çdo kohë. Ne duhet të lëvizim pak e Zoti na jep shum bereqet pasi që “ nuk ka lëvizje as fuqi pa dëshirën e All-llahut”.
Funkcionojmë si ekip ku në rolet kryesore jemi 4 veprues: Samed Maliqi, Enes Ramadani, Driton Jakupi dhe Unë. Nuk veprojmë në emër të ndonjë shoqate duke u munduar të jemi sa më të pamvarur dhe sa më real, dhe kështu do të vazhdojmë deri sa nuk na obligohet të formojmë shoqatë. Përndryshe kemi rreth 30 aktivistë të cilët njësoj sikur ne janë të gatshëm që të veprojnë dhe ndihmojnë vetëm për hir të Zotit pa kërkuar asgjë për kompenzim.
Mensur Krasniqi: Cilët janë rastet që më së shumti ka nevojë të intervenohet me ndihma, dhe si mund të evitohet gjendja e rëndë sociale në vendin tonë?
Hazbi Thera Ahmeti: Raste që më së shumti duhet të intervenohet janë nevojtarët me probleme shëndetësore të cilët janë me kohë të kufizuar dhe duhet urgjentisht të ndihmohen, pastaj janë të pastrehët të cilët jetojnë me qira ose në rrugë të cilët janë në gjendje alarmante, niashtu edhe jetimët të cilët gati se të gjithë janë të harruar nga familjarët dhe fqinjët e tyre, pastaj rastet të cilat ndodhin aty për aty: Vërshime, termete, aksidente, vdekje, lindje etj.
Ndërsa gjendja jonë mund të përmirësohet vetëm nëse shteti i ynë i padrejtë së bashku me çdo funkcionarë të tyre popullit tonë shqipëtar i jep të drejtat e një qytetari – ( duke e punësuar, ndihmuar, ndihma sociale dhe gjitha kushtet jetësore ).
Zoti ju shpërbleftë për pyetjet e juaja dhe për interesimin tuaj rreth aktiviteteve tona.
Duke u bazuar në hadithin e profetit tonë Muhammedit alejhi selam: “ Kush nuk i falenderon njerëzit nuk din T’a falenderon as All-llahun” , shfrytëzoj rastin ti falenderoj gjith donatorët tanë, firmat e ndryshme, gurbetqarët të cilët janë krahu jonë dhe bashkveprimtarët tonë në çdo projekt. Niashtu i apeloj të gjithë ata që kanë mundësi le të vazhdojnë me donimin e tyre le të shtohet numri i bamirësve që të pakësohet numri i nevojtarëve. Jemi 24 orë të gatshëm për aktivitete humanitare.
Zoti ju ruajt të gjithëve./Almakos.