Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në Klan Kosova ka folur për mundësinë e krijimit të qeverisë së re.
Në lidhje me votimin e Glauk Konjufcës ai tha se mund të jenë disa deputetë që sipas tij, mund të votojnë në mënyrë të pavarur.
Ai tha se kjo mund të arrihet për faktin se mandati ti deputetit është i lirë dhe nuk është i lidhur.
“Ata janë të pavarur të votojnë, nëse e shohin të arsyeshme. Ndoshta mund të jenë edhe 5-6 deputetë që mund të votojnë në mënyrë të pavarur”, është shprehur Kryeziu.


