Ish-gjykatësi kushtetues Igor Spireski, thotë se as presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin e Ligjit për Gjuhët dhe as Kuvendi s’ka të drejtë ta shpall në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e tij.
Sipas Siperskit, Kushtetuta parasheh obligimin për presidentin që të nënshkruajë dekretin e ligjit pasi miratohet në Kuvend, por nuk parasheh zgjidhje alternative nëse ai nuk e përmbush këtë obligim kushtetues.
“Në Kushtetutë ekziston një dispozitë e pakushtëzueshme që e obligon presidentin e shtetit kur ligji miratohet me shumicë, që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë, kusht, presidenti për ti vlerësuar. Thjesht presidenti është i obliguar ta bëjë atë”. /albeu.com/