Donika Lalaj, nënë e dy fëmijëve të mitur dhe e braktisur nga bashkëshorti, prej disa kohësh vuan nga tumorri i gjoksit i cili i ka kaluar në veshka dhe organe të tjera. Gjëndja e saj shëndetësore është rënduar duke bërë që të ketë vështirësi për të ecur ndërsa mekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa për jetën. Në një postim pak ditë më parë në rrjetet sociale, Donika ka kërkuar mbështetje për medikamente dhe për fëmijët e saj ,ky një prej tyre vuan nga epilepsia dhe të dy janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për ti shërbyes të ëmës së sëmurë. Thirrjes i është përgjigjur ish deputeti Flamur Çelaj i cili e ka vizituar në banesë sëbashku me fëmijët e tij. Përveç ndihmës ekonomike që ka dhënë, Çelaj ka apeluar që të bashkohen sa më shumë qytetarë në ndihmë të kësaj nëne e cila përvec shëndetit të vështirë, aspekti ekonomik ja vështirëson akoma më shumë jetesën për atë dhe fëmijët e saj. Çelaj duke bashkuar fëmijët e tij dhe të Donikës për të ndërtuar një shoqëri mes tyre, ka dashur të japë një mesazh se këta fëmijë kanë nevojë dhe për ngrohtësi mbi të gjitha pasi qëndrimi në shtëpi për ti shërbyer të ëmës, i ka privuar nga qëndrimi me shoqërinë.



