Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, njoftoi se sot është miratuar Ligji për kundërvajtje, ndërsa nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i projektit “Safe City”, që sipas tij synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
“Sot u miratua Ligji për kundërvajtje dhe nga 1 shkurti nis “Safe City”. Siguria e qytetarëve po bëhet realitet, pavarësisht kujt i pengon kjo.
“Safe City” nuk janë kamerat. Është jetë e shpëtuar. Është fundi i kaosit në rrugë dhe i papërgjegjshmërisë që ka marrë jetë njerëzish.
Ndërkohë, BDI zgjodhi të dalë kundër sigurisë së qytetarëve. Nga premtime për mbështetje, kaluan në sabotim të ligjit jetik, vetëm për pazare të ulëta politike. Sot u pa qartë:
Siguria publike për ta vlen më pak se interesat partiake.
Kjo tregon edhe diçka tjetër, Ali Ahmeti nuk e kontrollon as grupin e vet të deputetëve, e jo më shtetin.
VLEN nuk tërhiqet dhe nuk frikësohet. “Safe City” do të zbatohet, me ose pa BDI-në. Ne jemi në anën e qytetarëve, jo të pazareve. Kush është kundër sigurisë, është kundër njerëzve”, ka shkruar zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!
- (VIDEO) 10 hafëzë të rinj për çdo ditë në xhaminë e Duqanxhikut lexojnë vargje Kurani
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!
- Filipçe: Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve të viktimave të Koçanit


