Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga radhët e koalicionit AKI, Isen Shabani aktivitetet e tija parazgjedhore dje i ka vazhduar me takimet me banorët e fshatit Toplicë, para të cilëve ka shpalosur për të dytën herë programin e tij parazgjedhor për investime në katër vitet e ardhshme nëse ai merr drejtimin e komunës. Shabani me këtë rast para banorëve është shprehur se theks të veçantë do vendoset tek infrastruktura gjejgësisht asfaltimi i rrugëve dhe trotuareve edhe atë jo vetëm në këtë fshat, por edhe në disa fshatra të malësisë të komunës së Vrapçishtit.


