Në një apel për përkrahje që ua ka bërë banorëve të Dobroshtit, kandidati i BDI-së për komunën e Tearcës Isen Asani më shumë u është drejtuar banorëve të fshatit si kandidat për kryetar fshati se si kandidat për kryetar komune, përcjell portali “tetova1”.
“është momenti kur ne duhet të vendosim, do ta lëmë fatin tonë në duart e të huajve që të luajnë me të, apo do të vazhdojmë që të vendosim vetë ne për fatin e vendit tonë”, shkruan përpos tjerash Isen Asani.
Meqenëse Asani shprehet në këtë mënyrë në apelin drejtuar banorëve të Dobroshtit atëher lindin disa pyetje të cilat edhe kërkojn përgjigje:
1. Pas këtij apeli të bërë banorëve të Dobroshtit, si duhet të mendojn banorët e fshatrave tjera që janë pjesë e Komunës së Tearcës?
2. Dy mandate a ka qenë Isen Asani kryetar komune i banorëve të të gjitha fshatrave apo ka qenë vetëm i banorëve të Dobroshtit?
3. A ka “luajtur” Isen Asani me fatin e fshatrave tjera?/Tetova1/.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut
- “Aeroporti i Vlorës ka mbetur peng”- Klodiana Lala: SPAK ka thelluar hetimet, 7 persona akuzohen për shpërdorim me tenderët! Një pjesë e dosjes “top secret”


