Miqtë e mi, të dashur banorë të Komunës së Tearcës, të nderuar aktivist dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Dua të shfrytëzoj këtë moment feste, për t’ju falenderuar nga zemra për përkrahjen e juaj të palodhshme që na e dhat gjatë kësaj fushate për zgjedhjet lokale 2017, ku me votën tuaj ju vlersuat punën time gjatë dy mandateve të kaluara!
Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përulur.
Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 15 tetorit dhe poashu vota e djeshme e 29 tetorit ishte një vlersim i shkëlqyer për punën e bërë në Komunën e Tearcës në dy mandatet që shkuan, por edhe një verdikt për atë që duam të bëjmë në mandatin e ardhshëm.
Komuna e Tearcës ka ndryshuar shumë, por ka ende shumë e shumë për të bërë dhe do të vazhdojmë me ritme akoma më të larta në muajt e vitet që do të vinë.
Të gjitha këto punë janë produkt i drejtpërdrejtë i votës tuaj, që me vendosmëri do të vazhdojmë bashkërisht për ta hapur rrugën që nuk do të ndalet.
Me fitoren e djeshme, fituat ju të dashur banorë të komunës së Tearcës, e gjithë kjo rrugë pa ndihmën e juaj nuk do mund të bëhej, prandaj ju garantoj, se do të angazhohem maksimalisht në realizimin e kërkesave tuaja, për Komunën që duam!
Komuna e Tearcës do të vazhdoj të jetë derë e hapur për të gjithë qytetarët!
Ndaj, të dashur miq, më lejoni t’ju falenderoj edhe një herë për përkrahjen tuaj të pakursyer dhe për rikonfirmimin e përgjegjësisë e privilegjit për t’ju shërbyer.
Më e mira na pret përpara! Forca!
”I juaji me përulje dhe shumë mirënjohje”