Investim i ri fillimisht prej 6,6 milionë euro do të realizohet në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup.
Investimi është i kompanisë turke Murat Tixharet, e cila do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike në të cilën në fazën e parë do të punësohen 300 persona, ndërsa prodhimi do të dedikohet për tregun evropian.
Marrëveshjen për hyrjen në ZZHTI Shkup sot e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski dhe Ejup Gjylsaj nga kompania Murat Tixharet.
Ndërtimi do të fillojë për dy muaj dhe pritet të jetë i gatshëm deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Gjylsaj theksoi se është vendimtare që kompania turke të investojë në Maqedoni ka qenë bashkëpunimi shumëvjeçar mes dy vendeve, vendpozicioni i Maqedonisë afër Evropës, fuqi e kualifikuar e punës, dhe qasja pozitive e Qeverisë dhe pakoja e re e mbështetjeve dhe subvencioneve për investuesit e huaj.
Sipas Mlladenovskit, politikat e reja të Qeverisë krijojnë atmosferë të volitshme që vendi të pozicionohet si destinacion tërheqës.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev vlerësoi se nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes dhe hyrjes së kompanisë turke është dëshmi se Qeveria i mbështet investimet e huaja.
Kompania “Murat Tixharet” ka përvojë 50 vjeçare në prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike. Punon në Azi dhe Amerikë. Ka 2.200 të punësuar. Turqia është një ndër investuesit më të mëdhenj në Maqedoni me 225 milionë euro të investuara.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Pse po na pret një fenomen i jashtëzakonshëm: Shi i kuq në Britani?
- “Dita e Verës” – Gjithçka që duhet të dini rreth kësaj feste të veçantë! Nga ballokumet deri te veroret!
- Nje bisedë/kujtim me të ndjerin Ilber Ortayli në Stamboll
- BDI edhe me një ‘non-paper’ drejtuar ndërkombëtarëve: Gjykata Kushtetuese po e destabilizon vendin
- E rëndë, 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët! Ja çfarë dyshohet
- Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori
- Ambasada e Turqisë në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
- Qeveria planifikon ndryshime në tetë ligje për shkak të dhunës ndaj grave

