Investimet e huaja janë pjesë shumë e rëndësishme e çdo ekonomie, sidomos e asaj maqedonase, dhe me ndryshimin e qeverisë vërehet rritja e investimeve të huaja direkte, por edhe e pagave të të punësuarve në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale.
Duke krahasuar shifrat e investimeve të huaja direkte nga viti 2006 e deri më sot, shihet qartë se kapja e shtetit dhe e institucioneve nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE është reflektuar edhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Pas vitit rekord 2007, i vetmi me mbi 500 milionë euro investime të huaja direkte në kohën e Gruevskit, shifrat e investimeve ishin rreth 200 milionë./Lajmi i plotë.