Kompania amerikane “Telamon” do të investojë katër milionë euro në një kapacitet në vend ku sipas biznes planit të kompanisë, janë paraparë 300 punësime të reja në pesë vitet e para, transmeton Medial.mk.
Informacioni për propozim marrëveshje për shpërndarjen e ndihmës shtetërore të shoqatës për prodhimtari dhe tregti “Telamon Evropë Maqedoni SHPKNJP Shkup” ministrat e miratuan në seancën e sotme të 75-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Telamon” prodhon makina për ngjitje, makina automatike për prerjen e kabllove, lenta, makina për prerje dhe mbyllje.
Kompania është njëra nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka përfaqësuese të saj në Indiana, Ilinois, Kalifornia, Arkanzas, Ohajo, Nju Xhersi, Kanzas dhe Misuri, dy kapacitete ndërkombëtare në Kinë dhe një në Meksiko. Fabrika në Republikën e Maqedonisë do të jetë e kapaciteti i katërt ndërkombëtar dhe seli e Telamon – Evropë.