Është e qartë se për momentin ka një “moment” pozitiv, i cili është i rëndësishëm për t’u përdorur. Siç theksoi së fundmi ministri ynë i Jashtëm Tajani, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Rruga për në Maqedoninë e Veriut është e shtruar, me një procedurë të mirëpërcaktuar.
Shpejtësia me të cilën do të arrihet progresi do të varet para së gjithash nga ju se sa shpejt do të zbatoni reformat e nevojshme, për të harmonizuar legjislacionin dhe standardet tuaja me ato evropiane, thotë në një intervistë për “Lokalno”, ambasadori italian në vend Andrea Silvestri për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut në negociatat me BE-në.
Lidhur me euroskepticizmin tek qytetarët maqedonas, Silvestri thekson se kjo është për shkak të shumë kohës që ka kaluar nga marrja e statusit të vendit anëtar dhe fillimi i negociatave.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, ambasadori italian thekson se është një problem kompleks që kërkon ndërhyrje në nivele të shumëfishta.
– Nga ky këndvështrim, ne ndajmë me Qeverinë dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përvojën që kemi fituar në Itali, edhe nëpërmjet Agjencisë sonë Kombëtare Kundër Korrupsionit. Në thelb fenomeni ka edhe një dimension “kulturor”, pra cili është qëndrimi i njerëzve në raport me të. Është e nevojshme që të gjithë – zyrtarë dhe qytetarë – të përvetësojnë kulturën e ligjshmërisë, shpjegon Silvestri./Intervista e plotë.