Intervistë me Llukarevskën: Nuk jam kundër taksimit progresiv, por për të folur për taksimin e të pasurve, fillimisht duhet të përcaktojmë se kush janë ata
Ne po e heqim tatimin progresiv, por nuk po heqim dorë nga progresioni. Jemi duke punuar për një model të ri që do të synojë të mbulojë të gjitha të ardhurat në një familje. Unë nuk jam kundër taksimit progresiv, por, për të folur për taksimin e të pasurve, fillimisht duhet të përcaktojmë se cilët janë ata, të përcaktojmë pragjet që do të kenë efekt dhe vetëm më pas t’i taksojmë. Besoj se duhet të krijojmë një model adekuat, një zgjidhje të mirë-dizajnuar tatimore sjell edhe përfitime tatimore, thotë në intervistën e parë të vitit Sanja Lukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë së të hyrave publike dhe nënkryetare e LSDM-së.
Sa i përket rezultateve të institucionit që drejton, ai thotë se është i kënaqur me arkëtimet, si në atë që është paraparë në plan, po ashtu edhe për vitin 2021 në pëtgjithësi./Intervista e plotë.