Katerina Kolozova, profesoresh e studimeve politike dhe filozofisë në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos flet për ngjarjet e fundit politike, duke komentuar mënyrën e organizimit të zgjedhjeve si dhe rezultatin përfundimtar të saj.
Sipas profesoreshës, Kolozova, Bashkimi Demokratik për Integrim ende ka frymë gruevizmi edhe në qeverinë e Zaevit si dhe në “Qeverinë-Kovid”. Ajo tha se shenja të autoritarizmit të kohës së Nikolla Gruevskit janë të dukshme në qeverinë teknike dhe se asnjë parti politike nuk është imune karshi problemeve të këtilla.
Kolozova si një person i përfshirë direkt në proceset arsimore i ka komentuar edhe strategjinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për periudhën pas Kovid, për mënyrën e mësimit onlinë dhe fizikë. Sipas saj, më mirë është që mësimi të realizohet me kapacitet të plotë dhe onlajn, sesa me kapacitet të përgjysmuar dhe oflajn.
Kolozova rrjedh prej një familje artistësh, është bija e artistit të madh Gjorgji Kolozov.
Intervistoi: Hamdi Nuhiju
Almakos: Me disa fjalë si i komentoni zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut?
Katerina Kolozova: Mënyra se si u organizuan zgjedhjet, si dhe sjellja e votuesve ishin sipas kritereve dhe standardeve evropiane të demokracisë parlamentare. Fakti se janë organizuar në periudhën e pandemisë dhe me protokole komplekse, kontribuon për përforcimin e përshtypjes pozitive për kapacitetet demokratike të qytetarëve dhe qeveritarëve në pjesën e organizimit të zgjedhjeve. Megjithatë, thënë më but, gafi i KSHZ-së që përbëhej me orë dhe ditë të tëra të defektit të ueb sajtit, furnizimi i aplikacionit në kohën që nuk është e lejuar të kontrollohet siguria e saj, palogjikshmëria e disa rezultateve për të cilat kanë folur edhe disa prej partive, si Alternativa dhe një pjesë e opinionit, kanë hedhur dyshime serioze ndaj rezultateve dhe kapaciteteve institucionale të shtetit për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të demokracisë evropiane. Gjatë një jostabiliteti dhe jo transparence të tillë, pikërisht në orët e numërimit të rezultateve, KSHZ-ja i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat nga partisë që vijuan e sidomos kjo vlen për Aleancën/Alternativën. E Majta kishte mijëra ankesa, por ato i lëmë anash nga kjo përshtypje, pasi që vet partia ankesat e saja i proklamoi si një akt performues të filibastering. Bashkimi Evropian ia zu për të madhe shtetit për ndryshimin e rregullave në momentin e fundit që interpretohet si ndryshim i kufinjve të Njësisë Zgjedhore numër 5 në seancën e fundit të përbërjes paraprake parlamentare, dhe pikërisht furnizimet e KSHZ-së pak para zgjedhjeve dhe ndryshimi i softverit që paraprakisht ka qenë i njohur, kontrolluar me të ri dhe pa kohë të mjaftueshme për kontroll. Në këtë kuptim zgjedhjet parlamentare, thënë më butë kanë qenë kontraverse edhe atë fal KSHZ-së që dukshëm duhet reformuar me rrënjë, në aspektin strukturor dhe në kuptimin e resurseve njerëzore.
Almakos: Maqedonia a është e çliruar nga “diktatura” e Nikolla Gruevskit, ose ajo diktaturë a është ende në këmbë nga partneri i saj BDI-ja?
Katerina Kolozova: Periudha e pandemisë Kovid, kur sundohej me vetëm njërën shtyllë të pushtetit, gjegjësisht pushteti ekzekutiv, dëshmoi se demokracia jo liberale, ose e ashtuquajtura matricë e “gruevizmit” dhe “shtetit të kapur”, nuk jemi të çliruar. Të sqarohemi, për dallim prej mendimit të gabuar të shumicës, “ shteti i kapur” nuk ka të bëje me korrupsionin- për të cilën ekziston term- por mënyrë e udhëheqjes në formën e shtetit autoritar për të cilën karakteristike është: të nënvleftësohet qytetari në kuptimin e ndërgjegjes dhe kompetencës së tij, të shprehet mosbesim ndaj qytetarit ( secili është trajtuar si një kriminel potencial dhe jo qytetar i ndershëm që duhet mbrojtur nga krimi- që është theksi i ligjeve perëndimore) dhe për këtë arsye ligjet i rregullojnë çdo detaj, inspekcionet dhe dënimet janë të pakrahasueshme ( deri në 100 herë sipas disa vlerësimeve, për periudhën e Gruevski/Ahmeti) më të larta dhe më të forta sesa në BE, ta trajtoje secilin qytetar si potencialisht të papërgjegjshëm derisa ndërgjegja dhe aftësia e qeverisë ( e okupuar nga partia) në të askush nuk guxon që të dyshoje, të viktimizohen të drejtat e individit dhe grupeve pakicë ( fillimisht sociale ) në emër të mirës më të lartë shtetërore, populli dhe qytetar të trajtohet si një fëmijë i pasjellshëm, ndërsa qeveria të sillet në mënyrë paternaliste ( si prind i saj). Fatkeqësisht, gjatë kohës së pandemisë kur kemi pasur një qeveri teknike u dëshmua se ky raport iliberal ( gruevist) i shtetit rrjedh nëpër parti të ndryshme dhe se as LSDM-ja nuk është imune ndaj saj. Dukshëm, nën drejtimin e Oliver Spasovskit dhe në kombinim me ministra nga BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, kemi pasur mundësi që të kujtohemi në periudhën e Gruevskit. D.m.th., jo, ai ndryshim nuk ka ndodhur dhe për të është e nevojshme një transformim rrënjësor shoqëror dhe kulturor, i cili, dukshëm duhet të jetë mbietnik. BDI-ja dëshmoi pikëpamje grueviste me refuzimin e vazhdueshëm që të thirret Parlamenti dhe qeverisë t`i sigurohet mbikëqyrje- aleanca e tyre e heshtur me VMRO-DPMNE-në në kohën e “Kovid qeverisë” mundej që të ndjehej shumë qartas.
Almakos: Si e komentoni idenë e kryeministrit shqiptar? Atë ide a e shihni si serioze nga BDI-ja ose ajo ishte vetëm alibi që të ruhet vota e votuesve të tyre?
Katerina Kolozova: Ideja e kryeministrit shqiptar për mua është tërësisht e natyrshme dhe nuk shoh asnjë kundërthënie në të. Shoqëria jonë shumë më herët duhej që të ishte e gatshme për diçka të tillë. Gjithsesi, nuk më pëlqen kur ajo ide vjen nga aleatët disa dekadësh të Gruevskit në instalimin e “demokracisë jo liberale”/regjimi hibrid, dhe kjo është BDI-ja. Njashtu, çdo termin para dhe pas kësaj periudhe kur zgjidhen çështje që thellësisht e prekin bashkësinë etnike maqedonase, d.m.th. jo tërë popullin, por vetëm njërën prej bashkësive etnike dhe që kanë të bëjnë me bisedimet që lidhen me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, është me rëndësi që kryeministër të jetë dikush që i takon bashkësisë etnike të përfshirë, e kjo është maqedonase. Pas përmbylljes të suksesshme të kontestit me Greqinë, Zaev dhe Dimitrov e meritojnë shansin edhe në mbylljen e çështjeve të hapura në dialogun maqedonas-bullgar. Për këtë arsye, ndoshta edhe nuk është aq me rëndësi të thuhet se në këtë moment është me rëndësi që kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të janë maqedonas ( në kuptimin etnik), aq sa është e rëndësishme që ato të janë Zaev dhe Dimitrov. BDI-ja, me këtë propozim janë destruktiv në këtë moment, jo vetëm ndaj shtetit të tyre por edhe ndaj tentimeve të Perëndimit për ta stabilizuar regjionin me përmbylljen e “çështjes maqedonase” në regjion.
Almakos: Si e komentoni menaxhimin me Ministrinë e kulturës nga ana e Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili? Pas Gruevskit, kultura në Maqedoninë e Veriut a është në drejtimin e duhur?
Katerina Kolozova: Sinqerisht, nuk i kam ndjekur politikat kulturore në vitet e fundit- nuk mund të them se Ademi dhe Ismaili kanë dëshmuar kapacitete të jashtëzakonshme në pikëpamjen e asaj se nuk jam duke ndjerë ndonjë lëvizje të qartë për të mirë. Megjithatë, mund të them se gjërat kanë ecur për të mirë me atë që jemi kursyer nga harxhime të paarsyeshme në kiç projekte, antikvizator dhe anti-art, ashtu si ishte në epokën e Gruevskit.
Almakos: Në përgatitjen e strategjisë nga Ministria e arsimit dhe shkencës për mënyrën e mësimit, a duhet konsultuar edhe me institucionet arsimore private? Sipas Jush, mësimi nga distanca a është i mirë për nxënësit?
Katerina Kolozova: Ministria jo vetëm që duhet të konsultohet me institucionet arsimore private, por duhet që të filloje edhe t`i tejkaloje paragjykimet personale ndaj tyre që bazohen në stereotipin e vjetër 20 vjeçar: institucionet shtetërore i intereson “dija” ndërsa ato private “paratë”. Këto janë paragjykime që nuk janë vërtetuar me asnjë hulumtim serioz, ndërsa nga përvoja ime personale, si një profesor që në mënyrë paralele ka ligjëruar edhe në univerzitet privat dhe shtetëror, mund të them se presioni për uljen e standardeve si profesor ( gjegjësisht, presion për të lëshuar pe ) më shumë e kam ndjerë nga institucioni shtetëror sesa nga institucioni privat ku kam ligjëruar. Instituti ku ligjëroj është pjesë e SPA( Sindikatës së pavarur akademike), ndërsa SPA gjithsesi duhet konsultuar në të gjitha reformat dhe përshtatjet në kontekstin e pandemisë. SPA është organizatë progresive e themeluar nga lëvizja progresive ku janë të anëtarësuara edhe institucione private edhe shtetërore, gjegjësisht Plenumi i profesorëve.
Mësimi nga distanca është më i mirë, sipas meje, sesa ligjëratat e përgjysmuara dhe qëndrimi disa orësh me maska të fëmijëve në shkolla. Onlajn mësimi duhet që të strukturohet në mënyrë interaktive dhe arsimtarët duhet që të japin mësim në vend që të testohen dhe gjatë kësaj kohe edhe të janë kreativ: të përdorin video, të organizojnë seanca onlajn ku do të përgjigjen në pyetjet ( nëse nxënësi nuk ka kuptuar, t`i sqarohet), dhe kështu, mësimi t`i paraprije testimit. Kam parë një qasje kreative të arsimtares së matematikës/fizikës nga gjithmnazi “Orçe Nikolov” nga Shkupi, e cila poston video në Youtube me ligjërata dhe sqarime të detajizuara, pas së cilës në komente vijojnë diskutimet dhe sqarimet. Qasja e këtillë është shumë më produktive sesa mësimi i reduktuar fizik, d.m.th. përdorimi maksimal i mundësive të mësimit onlajn në vend të përdorimit minimal të mësimit oflajn, sipas meje, është qasje shumë më produktive. /Almakos/