Iu radhitën disa personalitete për ta kontestuar mosfutjen në procedurë kuvendore të iniciativës së VMRO-së për një referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë: dy ish-kryetarë Kuvendi, Tito Petkovski e Trajko Veljanovski, profesorë unviersitarë si Mirjana Najçevska, etj.dhe politikanë si Mickovski e Apasievi. Gjë që ishte e pritur,kur është fjala për një çështje “kaq të madhe”.
Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, qëndron stoik në mbrojtjen e veprimit të tij.
Ai në intervistën e mbrëmshme në TV24 nuk ia mohoi askujt që të interpretojë “në baza teorike”, duke thënë se ai vetë nuk ka hyrë në interpretim, por “ka zbatuar” aktin më të lartë ligjor, Kushtetutën. Sepse, sipas tij, është kompetencë e kryetarit të Kuvendit të shqyrtojë rregullsinë e nismave dhe iniciativave, pasi si kategori kushtetuese dy rregullore janë domethënëse dhe vendimtare për punën e Kuvendit, Kushtetuta dhe Rregullorja e punës.
Fjala dhe vendimi “i tij”, kundër interpretimeve të “atyre”. Në shikim të parë duket se këta të dytët janë më në numër dhe më të zëshëm. Si në një meç boksi, dikush që ka hedhur dorezën, tjetri pranon. Kështu dhe kryetari i Kuvendit, u futur në këtë “meç”, interpretuesve u porosit: “Le të ngrenë kallëzime penale, qindra herë para se të kenë ngritur kallëzim penal kundër vendimeve të mia. Të gjitha vendimet janë në favorin tim”.
Sepse, sipas tij, një është shqyrtimi dhe të menduarit teorik në lidhje me atë që do të thotë rregullorja, është një hipotezë shkencore dhe një tjetër është zbatimi praktik i bartësit të funksioneve” dhe se ai si është zotuar të respektojë kushtetutën dhe ligjet.
Talat Xhaferi nuk e ka lehtë, sepse duhet t’u bëjë ballë këtyre sulmeve, jo vetëm në aspektin formal-juridik, por dhe atyre që me qëllim dikush i jep konotacion etnik, si në rastin tjetër, të minsitrit të punëve të jashtme, Bujar Osmanit. Demek, dy kuadro shqiptare, vendosin për “çështjet e ndijshme maqedonase”.
Ky kontekst është vetëm një recidiv i qasjeve të kaluara, kur gjërat shikoheshin përmes prizmit të mosbesimit ndëretnik. Qasja e vërtetë duhet të jetë pikërisht në linjën e debatit kush zbaton kushtetutën, ligjet, rregulloren e Kuvendit, e kush i shkelë ato. Duket se në këtë pikë mund të ketë qasje të ndryshme, por ato më tepër mund të jenë percepcione politike për nevoja ditore se të bazuara në argumente. Fundja, edhe nëse dikush me qëllim i jep konotacion etnik veprimit të kryetarit të Kuvendit, harrojnë se prapa këtij zbatimi qëndron një shumicë parlamentare që përfaqëson më shumë se gjysmën e vullnetit të qytetarëve.
Data 27.02.2025
Aktuale
- BDI-ja firmos deklaratë për veting brenda partisë, synon llogaridhënie / Mickoski: BDI-ja parti tenderësh
- Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës
- Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale
- GJKKO i sekuestroi vilën e saj dhe të nënës, Monika Kryemadhi ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë
- „ProCredit Business Academy“ hap dyert për 90 biznese mikro dhe të vogla të gatshme për përmirësimin e aftësive të tyre ndërmarrëse
- Denion Meidani flet për takimin me Ali Ahmetin dhe Shaip Kamberin: Nuk i jap llogari askujt
- ISHP: Këtë vit ka një të tretën më shumë të sëmurë me grip në RMV krahasuar me vitin e kaluar
- FOTOLAJM/ Ilirjan Celibashi takim me Altin Dumanin dhe Olsian Çela! Kreu i KQZ: Nënshkruam protokollin për parandalimin e krimeve zgjedhore