Interpol më 24 mars ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) se ka lëshuar fletëarreste të kuqe lidhur me urdhërarrestet e pa realizuara në rastin Jojiç dhe të tjerët pasi nuk janë plotësuar kushtet për arrestimin dhe dorëzimin e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare, raporton AA.
Fletëarrestet e kuqe me të cilat kërkohet locimi dhe arrestimi i të akuzuarve Petar Jojiç, Jove Ostojiç dhe Vjerica Radeta, Interpol i ka lëshuar në bazë të kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare në pajtim me urdhërin e Kolegjit gjyqësor I. Fletëarrestet e kuqe kanë hyrë në fuqi më 16 mars 2017.