Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kanë dorëzuar në Kuvend përgjigjet lidhur me interpelancat e dorëzuara, të nënshkruara nga deputetët e mazhorancës. Për pesë anëtarët e këshillit të zgjedhur nga Kuvendi kërkohet interpelancë dhe sipas anëtares Tanja Çaçarova Ilievska, një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit dhe ajo thekson se nuk ndjen obligim moral që të japë dorëheqje nëse votohen interpelancat. Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa tha se fillimisht do të presim nëse do të votohen interpelancat dhe më pas do të tregojë nëse do të japë dorëheqje. Ndryshe, edhe nëse interpelancat kalojnë në Kuvend, nuk do të thotë automatikisht se anëtarët do të tërhiqen, por në fund ata duhet të vendosin vetë nëse do të japin dorëheqje ose jo. /Alsat.mk
Data 24.09.2026
Aktuale
- Tiranë/ Aksion për kapjen e personave në kërkim, arrestohen 8 të dënuar e të dyshuar për krime të rënda
- Turqia: Deklaratat e ministrit izraelit kundër presidentit tonë, nuk mund të mbulojnë atë që po ndodh në Gaza
- Sarandë – Grabitet banesa në fshatin Shelegar, hajdutët shfrytëzuan largimin e familjes në një dasmë! Morën miliona lekë dhe…
- Edi bën veprimin e papritur pasi u shpall në kërkim nga policia pas përleshjes me Jozin
- Rubio: Serbia në fokusin e çështjeve të ndjeshme ndërkombëtare
- Të dielën marsh në Sheshin “Skënderbeu”, organizatorët ftojnë shqiptarët në protestë
- Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë
- (VIDEO) 2.8% nxënës shqiptarë në shkollën e policisë, akuza ndaj ministrit dhe pushtetit



