Me qëllim parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga drogat qendra me emër të njejtë prezantoi intenetin si vegël për vetëvlerësim të rrezikut nga përdorimi i drogave “draghelp.eu” (drughelp.eu), që shërben për detektimin e hershëm dhe intervenimin e shpejtë, me
qëllim që të përfshihen të rinjtë të cilët përdorin substanca, ndërsa të cilët deri tani nuk kanë kërkuar ndihmë nga programet e përhershme, shkruan Almakos.
“Rezultatet e testimeve të deritanishme në vegël tregojnë se, te 16 për qind e personave të testuar nuk ka rrezik nga varësia, derisa te 70 për qind e tyre është vërejtur përdorim i dëmshëm i drogës, që nuk do të thotë varësi, ndërsa 14 për qind e personave të testuar me siguri janë të varur nga droga”-” tha mjekja Liljana Ignjatova, korrespondente e përhershme e grupit Pompidu pranë Këshillit të Evropës nga Maqedonia, duke theksuar se rezultatet e deritanishme kanë treguar se numri më i madh i personave të testuar përdorin kanabis.
Vegla për “draghelp.eu” është përpunuar me përkrahjen e grupit Pompidu pranë Këshillit të Evropës, ndërsa në të marrin pjesë disa vende, përkatësisht Maqedonia, Serbia, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Rumania.
Almakos.com