“Gazzetta dello Sport” në numrin e sotme i ka dedikuar një hapësirë edhe të ardhmes së Alessandro Bastoni, i cili ka spikatur si tek Interi, ashtu dhe në Kombëtaren italiane.
Drejtuesit e Interit mund të heqin dorë prej tij vetëm nëse do të vijë një ofertë më e lartë se 70 milionë euro.
Bastoni ndiqet nga emra të mëdhenj në Premier League, ndërkohë që kontrata e tij me zikaltrit është rinovuar verën e kaluar dhe është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Interi mund të heqë dorë nga Bastoni ose Dumfries gjatë verës, pasi kërkon të rregullojë bilancin e saj, që vijon të mbetet negativ, pavarësisht rezultateve të mira që ka arritur Inzaghi.