Bankat në vend në nëntor të vitit 2017 kanë miratuar kredi me shkallë mesatare interesi prej 5,1 për qind e cila ka mbetur e pandryshuar në tre muajt e fundit, derisa tek depozitat shkalla mesatare e interesit ka qenë 1,3 për qind e cila ka shënuar ulje prej 0,1 për qind në nivel mujor.
Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se norma e interesit të kredive në sektorin korporativ ka qenë 5,3 për qind, ndërsa tek amvisëritë 6,4 për qind. Tek depozitat norma e interesit të ndërmarrjeve ka qenë 1,9 për qind, ndërsa e popullatës 1,5 për qind. Interesi i kredive të përgjithshme të miratuara në sektorin korporativ ka shënuar zvogëlim prej 0,1 për qind. Analizuar prej aspektit të strukturës së valutës së kredive të miratuara, ndryshim minimal ulës është evidentuar tek shkallët e interesit të të gjithë komponentëve edhe atë tek kreditë në denarë me klauzolë valutore për 0,2 për qind dhe pa klauzolë valutore për 0,1 për qind. Në bazë vjetore norma e interesit shënon zvogëlim prej 0,6 për qind. Interesi mbi të cilin janë miratuar kredi të reja në sektorin korporativ në nëntor ishte 4,9 për qind dhe në muaj ka rritje prej 0,1 për qind. Rritja mujore është rezultat i rritjes së shkallëve të interesit tek kreditë në denarë me klauzolë valutore prej 0,2 për qind dhe kreditë e miratuara në valutë të huaj prej 0,1 për qind, kundrejt uljes tek norma e interesit të kredive në denarë pa klauzolë valutore prej 0,1 për qind. Në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është më e ulët për 0,8 për qind. Depozitat në sektorin korporativ kanë pasur interes prej 1,9 për qind me ulje mujore prej 0,1 për qind që është rezultat i zvogëlimit të uljes së normave të interesit të depozitave në denarë me klauzolë valutore dhe norma interesi të depozitave në valutë të huaj për 0,1 për qind. Në nivel vjetor norma është më e ulët prej 0,2 për qind.
Kreditë e miratuara për nëntorin kanë normë mesatare interesi për 0,1 për qind. Interesi i kredive të sapomiratuara në amvisëri ka qenë 5,5 për qind ku është vërejtur ndryshim minimal i ulët prej 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në bazë vjetore është vërejtur zvogëlim prej 0,3 për qind.
Nga prilli i vitit 2017 norma mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme prej amvisërive ruhet në nivelin prej 1,5 për qind.
Data 02.03.2025
Aktuale
- MPB: Shoferi nga Gostivari në gjendje të dehur ka goditur një person në Shkup
- Olta Gixhari “trondit” fansat me postimin e fundit nga Kuba
- Barcelona ka gati kontratën e re për Raphinha
- Operacioni ku u arrestuan 3 efektivë/ Zbardh SPAK: Grupi kriminal vepronte në Sarandë! Iu sekuestrua drogë me vlerë 1.7 milionë euro
- Vetëm katër ditë qëndrimi në shtëpi, Riki eliminohet nga Big Brother VIP Albania
- “U arrestuan 792 persona!” – Policia bën bilancin e muajit shkurt: Janë zhvilluar 105 operacione dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 1.5 mln euro
- Tensionet diplomatike dhe strategjitë e reja: A duhet Kosova të jetë më e dëgjueshme?
- Një mot i vranët dhe ftohtë: Si do të ndikojë temperatura e ulët në Kosovë?