Qeveria aktualisht po zhvillon ofenzivë diplomatike në kuptim të përmirësimit të imazhit të vendit në qarqet ndërkombëtare, dhe këtu në rend të parë në komunikim me BE por edhe me fqinjët. Një avaz i njëjtë do ti sjell Maqedonisë shumë dobi në planin e jashtëm, vlerëson analisti politik, Naser Zyberi.
“Kjo ofenzivë diplomatike ka dhënë edhe rezultatet e para sepse Maqedonia nga një vendi gati i izoluar dhe i ekskomunikuar nga komuniteti ndërkombëtar, po shëndrohet në një narativ të suksesshëm me kuptimin e asaj që Maqedonia nuk është e thënë të jetë njollë e zezë e Ballkanit, por mund të jetë një tregim i suksesshëm. Rezultati i dytë është sigurisht marrëveshja me Bullgarinë dhe intensifikimi i bisedimeve të drejtpërdrjetja por edhe në kuadër të Brukselit me Greqinë”, tha Naser Zyberi, analist politk.
Sa i përket prolongimit nga ana e Komisionit Evopjan për shpalosjen e raport progresit për Maqedoninë për muajin shkurt, Zyberi e supozon me atë se BE pret pasqyrë më të qartë për dinamikën e realizimit të planit 3–6-9 dhe reformat tjera qeveritare.
“Supozoj që BE pret realizimin e dinamikës së palnit 3-6-9 që qeveria e hartoj si udhërëfyes i aktiviteteve të saja, dhe në këtë drejtim pritet përmbyllja e reformave sidmos në gjyqësor dhe pastaj BE të jep vlerësimin e vet icili duhet të jetë dhënie e rekomandimit pa kushtëzim për fillim të negociatave”, shtoi Zyberi.
Nga ana tjetër, në qoftë se vazhdojnë sinajlet se në gjysmën e parë të vititn 2018 do të zgjidhet cështja e emrit, sepse kjo shihet edhe nga vullneti i palëve edhe nga diploamcia e ndërmejtësit Nimic, Zyberi thekson se ka mundësi që në Samitin e ardhshëm madje të caktohet edhe data për fillimin e negociatave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU