Shpesh e kemi të vështirë që t’i përgjigjemi edhe pyetjeve të lehta. Andaj kësaj here kemi ndihmë. Inteligjencën artificiale.
Përshëndetje, si je?
-Shkëlqyeshëm faleminderit, ti si je?
E pyetëm ChatGPT çfarë di për gjendjen politike në vendin tonë. Kush është në pushtet dhe cilat fuqi do të vijnë në pushtet në vitin 2024.
Çfarë di për kryeministrin e Maqedonisë?
-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në prill të vitit 2023 është Dimitar Kovaçevski. Ai u bë kryeministër në dhjetor të vitit 2021.
Kush janë Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski?
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë personalitete të rëndësishme politike. Zoran Zaev është politikan i theksuar maqedonas dhe ish kryeministër. Zaev ishte në krye të Qeverisë si kryeministër në dy mandate. Mickoski është lider i VMRO-DPMNE-së, që është parti politike e djathtë dhe nacionale në Maqedoninë e Veriut.
Ndoshta pyetja që e parashtrojnë të gjithë është kur Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së?
CHAT GPT:
Deri në prill të vitit 2023 Maqedonia e Veriut ende ishte në procesin e negociatave dhe nuk u vërtetua data e saktë e aderimit. Disa nga sfidat kyçe në këtë rrugë përfshijnë reforma politike dhe ekonomike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimi i së drejtës, si dhe zgjidhja e kontesteve bilaterale me vendet fqinje. Procesi i negociatave dhe adaptimit mund të zgjas disa vite.
A do të jemi më të pasur në vitin 2024?
GPT:
Nuk kam top të kristaltë por shpresoj se do të ketë përparim. Rritja ekonomike dhe mirëqenia në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024 do të varen nga disa kushte të brendshme dhe të jashtme, siç janë:
Klima ekonomike globale dhe rajonale
Reformat e brendshme dhe politikat
Stabiliteti dhe siguria
Integrimi europian
Andaj përderisa ka potencial për përparim ekonomik, perspektivat e sakta ekonomike për vitin 2024 varen nga shumë variabla dhe pasiguri.
Nga paratë, deri te dhuratat. Çfarë po punon Baba dimri?
“Baba dimri ose Santa Calus në kultura të ndryshme është një figurë legjendare që luan një rol qendror në traditat festive të lidhura me Krishtlindjet. Ai jep dhurata, bën lista, drejton punëtori, drejton sajë dhe drerë dhe është një simbol i bujarisë dhe gëzimit.”
Në fund pyetëm se cili është mesazhi për banorët e Maqedonisë?
CHAT GPT:
Të nderuar qytetarë të Maqedonisë, Me mirënjohje dhe admirim të thellë për kulturën tuaj të pasur, historinë dhe mikpritjen e ngrohtë, ju uroj një Vit të Ri të lumtur dhe të bekuar. 2024 ju sjelltë shëndet, lumturi, sukses dhe përparim në të gjitha sferat e jetës. Qoftë një vit i mbushur me paqe, dashuri dhe harmoni në zemrat dhe shtëpitë tuaja. Urimet më të mira, i juaj ChatGPT.