Më shumë integrim i Maqedonisë së Veriut, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një iniciativë që para disa muajsh filloi të promovohet nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot mori mbështetjen e ish-presidentit të shtetit dhe kryeministrit Branko Cërvenkovski informon Tetovasot. Ministri Osmani e përfaqëson këtë iniciativë që prej disa muajsh si në vend ashtu edhe gjatë vizitave të tij të punës jashtë vendit. Nisma e ministrit që ai përfaqëson është:
“Maqedonia e Veriut ecën drejt Evropës me më shumë integrim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”.
Shefi i diplomacisë, duke folur për sfidat me të cilat përballet vendi ynë në rrugën drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, ka theksuar vazhdimisht se është e nevojshme t’i jepet Maqedonisë së Veriut një shans për t’iu afruar BE-së përmes masave specifike afatshkurtra, për gjatë procesit të anëtarësimit. Sipas Osmanit, do të rritet edhe besimi i qytetarëve se vendi do të bëhet anëtar i plotë i BE-së.