Promovimi i paqes si vlerë bazë shoqërore dhe refuzimi i luftës dhe dhunës si një mënyrë për të zgjidhur konfliktet duhet të jetë pjesë integrale e veprimeve tona. Mosrespektimi i vlerave evropiane, mosndëshkimi, mosrespektimi i të drejtave të njeriut ndihmojnë drejtpërdrejt në forcimin e partive nacionaliste, në ringjalljen e forcave që duan konflikte ndëretnike.
Luan Imeri
Lufta për paqen dhe të drejtat e njeriut kërkon angazhim dhe këmbëngulje afatgjatë. Dhe përndryshe, nuk mund t’u rezistosh frustrimeve gjatë rrugës. Rezultatet janë të vështira për t’u matur, dhe është edhe më e vështirë të përballesh me dështimet. Nganjëherë mbështetja nga shokët është e sinqertë dhe e përhershme, e herë është e përkohshme, për të mos thënë e bazuar në projekte. Shpesh jeni vetëm. Mjedisi, sipas definicionit, është kundër jush, ose së paku, jo me ju – askush nuk dëshiron të shkelë komoditetin e tij për një lloj të drejte njerëzore ose për paqe diku në botë.
Shumë intelektualë janë bërë pikërisht nga ajo që kanë luftuar dikur. Dhe nuk kaloi shumë kohë. Nuk e di kur kanë qenë më të sinqertë, atëherë apo tani. Kanë mbetur pak, dhe të rrallë janë njerëzit që janë të përkushtuar të bëjnë përparim në ndërtimin e paqes dhe pajtimit, të cilët përpiqen për ndryshime shoqërore dhe duan ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar. Vetëm disa e kanë këtë luftë brenda tyre, si mënyrë jetese, apo edhe si nevojë bazë njerëzore./Lajmi i plotë.