Pas numrit të masave që do të ndërmerren për reformat në drejtësi, gjithësej 13, në vendin e dytë renditen zgjedhjet lokale për të cilat janë parashikuar 11 masa. Këto të fundit ndahen në dy grupe: – 6 në kompetenca të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve dhe -5 në kompetenca të Qeverisë. Nëpërmejt këtyre masave parashikohet rritja e kapacitetit të KSHZ dhe konsolidimit të saj të brendshëm, me qëllimi kryesore realizmin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, njofton Almakos.
Zëvendësryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Ministri i MPB Oliver Spasovski dhe kryetari të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, si dhe përfaqësues të sektorit civil, mbajtën sot ( e premte) një tribunë të hapur ku u diskutua rreth masave që do të merren dhe punës që duhet të bëjnë për të pasur zgjedhje lokale të drejta, të lira dhe demokratike. Sipas zv. kryeministrit, Bujar Osmani, nëse zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar shënuan fillim të fundit të krizës dhe hapjen e rrugës euroatlantike, atëherë, me bindje tha se zgjedhjet lokale do të shënojnë përfundimin e pjesës së parë të kësaj rruge.
“Andaj mendoj se zgjedhjet e ardhshme lokale në një mënyrë do të reflektojnë më së miri suksesin e pjesës “3“ nga plani “3-6-9”. Qëllimi i kësaj tribune është që të adresojmë masat dhe aktivitet nga ky plan, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, me qëllim që të organizojmë zgjedhje të drejta , të lira dhe kredibile që është një përcaktim i rëndësishëm për të na vlerësuar komuniteti ndërkombëtarë për suksesin tonë. Megjithatë ajo që është më e rëndësishme është se vota e lirë, e drejta e votës, konkurenca e thellë politike dhe kredibiliteti i rezultateve është një për demokracinë”- tha zv.kryeministri, Bujar Osmani.
Në vlerësim pozitiv nga ndërkombëtarët po shpreson edhe ministri i MPB, Oliver Spasovski, i cili tha se ministria që ai drejton do të angazhohet maksimalisht që procesi zgjedhor të zhvillohet i sigurtë.
“ Zgjedhjet lokale dhe realizimi i tyre sipas sdandarteve evropiane janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve ( KSHZ) punojnë intensivisht në sistemimin e listës zgjedhore. Duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ishte lista zgjedhore dhe se si u demtua besimi, andaj duhet të bëjmë shumë punë për ta sjellë në gjendjen që realisht duhet të jetë. Synim i MPB-së është që zgjedhjet të kalojnë të sigurta, të drejta dhe demokratike, të jenë të lira në mënyrë që qytetarët e Maqedonisë të mund t’i sjellin vetë vendimet”- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski, theksoi se KSHZ-ja është e gatshme për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se përgatitjet për mbajtjen e tyre kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Masat e ndërmarra, shtoi, janë në pajtueshmëri me masat nga Plani 3-6-9 të Qeverisë të cilat janë sjellë në proces inkluziv perms konsultimit të më shumë institucioneve relevante.
“ KSHZ ka filluar me përgatitjet për zgjedhjet lokale, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe atë nëpërmjet një procesi që përfshin disa aktivitete. KSHZ momentalisht ka përfunduar me aktivitete dhe masat që kanë qenë planifikuar për përgatitjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgatitur e presim aktin e shpalljes së zgjedhjeve lokale nga Kryeparlamentari Xhaferi. Aktivitet që kemi ndërmarrë ndërkohë, kanë të bëjnë më së shumti me rekomandimet e dhëna në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve janë zbatuar kryesisht masat e parashikuara në planin “ 3-6-9””- tha Aleksandar Çiçakovski.
Në pyetjen e gazetarëve, Çiçakovski theksoi se shkalla e saktësisë së listës zgjedhore varet nga shkalla e saktësisë dhe azhurnimit të së dhënave të cilat i marrin nga institucionet relevante, e jo vetëm nga MPB-ja dhe se bëhet fjalë për proces dinamik.
Detyrat e KSHZ-së janë:
– riekipimi i departamentit ligjor në kuadër të KSHZ në mënyrë që të mund të jap mendim për kundërshtimet e parashtruara;
-riekipim i sektorit për Listën zgjedhore dhe IT me qëllim të një efikasiteti më të lartë të Komisionit;
-KSHZ të përgatisë raport për kundërshtimet e paraqitura gjatë procesit zgjedhorë, si bazë për evaluimin e këtij sistemi;
-përvetësim gradual i akteve të nevojshmë nënligjore, në përputhje më rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias;
-propozohet që seancat e KSHZ të jenë të hapura për shoqërinë, me qëllim të një transparence më të lartë të punës së tyre;
-KSHZ në bashkëpunim me MPB të vazhdojnë më azhurnimin e Listës zgjedhore.
Detyrat e Qeverisë:
-Të formojë një delegacion i cili nuk do të lejojë presion, frikësim ndaj administratës, të apelojë që të paraqiten nëse ndodhen në situate të tilla, e më pas do të pasojë suspendimi i drejtuesit, nëse vërtetohet se ka keqpërdorim.
-Nëse në raportin e rradhës të OSBE/ODIHR konstatohet informim i pabalancuar, do të pasojë shkarkimi i drejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisë.
-Miratim i udhëzimit që ndalon përdorimin e resurseve shtetërore nga ana e pjesmarrësve dhe kandidatëve gjatë periudhës zgjedhore.
-Qeveria do të ndërmarrë masa për të mos lejuar përdorimin e resurseve shtetërore nga ana e kandidatëve gjatë kohës së zgjedhjeve ( përdorimi i veturave shtetërore, hapërisar t e zyrave zyrtare dhe kapacitetit administrative.)
– Sjellja e vendimit për zgjidhje afatgjatë për hapësirat ku është vendosur KSHZ.
Evi Shkopi
Almakos.com