Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh nga Komuna e Tetovës, përfundimisht është realizuar sot.
Me iniciativë dhe realizim nga Inspektorati komunal prej sot në sheshin e qytetit të Tetovës nuk do të ketë vetura-lodra për fëmijë.
Qarkullimi i këtyre veturave pengonte lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe aksioni i sotshëm është pjesë e aksionit të ndërmarë nga kryetarja e komunës znj. Arifi për pastrimin, gjelbërimin dhe kthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
Ky veprim i autoriteteve komunale po përshëndetet nga shumë qytetarë në rrjetet sociale.