Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve.
Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera.
Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëroi se do të reagojë në mosrespektimin e detyrimeve ligjore dhe do të marrë masa dhe sanksione në përputhje me ligjet.
ISHT-ja u bën thirrje qytetarëve që çdo parregullsi ta raportojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk.


