Në periudhën gjatë muajve janar dhe shkurt ndotja e ajrit është ulur krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve 2016-2017, njoftoi zëvendësministri për mjedis jetësor, Jani Makraduli. Ai pohon se çdo ditë bëjnë kontrolle të ndotësve.
“Pas vitit të ri, përkatësisht, në fillim të këtij viti ka kontrolle të përditshme dhe në bazë të kësaj ndërmerren masa adekuate. Pra, bëhen kontrolle. Disa prej ndotësve morën masa parandaluese në lidhje me ndotjen për shkak të mbikëqyrjes që bëhet sipas ligjit”, u shpreh Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor.
Disa organizata joqeveritare i prezantuan masat për uljen e ndotjes. Jovan Despotovski, drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, tha se kompanitë propozojnë masa të cilat mund të zbatohen në pjesën e energjetikës dhe ngrohjes, transportit, ndërtimtarisë si dhe alternativave urbane.
“Ofrohen zgjidhje të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit. Me këto iniciativa do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, në këtë moment Fondi realizon disa telefonata”, tha Jovan Despotovski, Drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
Qëllimi është nxitje e ideve inventive dhe aksione në drejtim të zgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit në zonat urbane në Maqedoni. Buxheti i përgjithshëm për këto inovacione është 6 milionë denarë, mjete të siguruara nga Buxheti i RM-së. Gjatë muajit të kaluar, sipas aplikacioneve mobile të cilat e matin cilësinë e ajrit ambiental, Shkupi ka qenë lider në botë për nga ndotja./Express/