09 June
Një grup anëtarësh dhe funksionaresh të VMRO-DPMNE-së kanë ngritur iniciativë për reforma dhe modernizim të kësaj partie. Ato kërkojnë demokratizimin e VMRO-së brenda përbrenda dhe u kanë bërë ftesë të gjithë aktivistëve të kësaj partie që ta mbështesin iniciativën e tyre. Anëtarët e VMRO-së thanë se reformat urgjente brenda partiake duhet të bëhen për shkak se garnitura e deritanishme dështoi pas rënies së pushtetit të cilët edhe pse kishin 51 deputetë nuk arritën ta formojnë qeverinë e re.