Shoqata e industrisë së tekstilit dhe konfeksionit pranë odës ekonomike të Maqedonisë propozon në industrinë e tekstilit dhe lëkurës kontributet që paguhen për rroga prej 12.000 deri 18.000 denarë të jenë të njëjta, përkatësisht 5.130 denarë aq sa paraqet tani kontributi për bruto rrogën minimale. Me vendimin e këtillë, konsiderojnë nga Shoqata, do të mundësohet rritje edhe e rrogave të punëtorëve të cilët marrin mbi 12.000 denarë dhe do të çrrënjosej pagesa e rrogës në para të gatshme. “Me një vendim të këtillë do të fitonin mundësi për rritje të rrogave dhe të punëtorëve më të mirë dhe pothuajse do të çrrënjosej pagesa e rrogës në dorë sepse kontributi do të ngritet në 5.130 denarë sa paraqesin kontributet e bruto rrogës minimale”, theksoi Angel Dimitrov, kryetar i Shoqatës së industrisë së tekstilit dhe konfeksionit. Në konferencën e sotme për shtyp në Odën ekonomike e Maqedonisë, Dimitrov tha se propozojnë që kjo të vlejë tre vite. Shtoi se ende nuk kanë biseduar me Qeverinë, por se presin në periudhën në vijim të mbahen takime në të cilat do të bëhen analiza nëse ky propozim i tyre mund të zbatohet në praktikë. Nga kërkesat e parashtruara për ndihmë financiare nga shteti për pagesë të rrogës së shtuar minimale për rreth tetë mijë punëtorë, siç theksoi Dimitrov, mendim pozitiv është marrë vetëm për gjashtë mijë punëtorë. Një nga shkaqet për numrin e vogël të punëdhënësve të cilët kërkuan ndihmë financiare nga shteti, sipas Dimitrov, është kompleksiteti i softuerit në Drejtorinë për të ardhura publike për ç’shkak paralajmëroi se do të kërkojnë takim me kompetentët në periudhën në vijim me qëllim që të tejkalohet ky problem.
Pritjet e Shoqatës së industrisë së tekstilit dhe konfeksionit për periudhën në vijim janë të volitshme, përkatësisht siç thonë, kërkesa ende është e rëndësishme dhe kompanitë e tekstilit në Maqedoni ende janë interesante për partnerët e huaj para së gjithash për shkak të shpejtësisë drejt tregut evropian dhe prodhimit të serive të vogla me cilësi të lartë dhe çmim solid.
Almakos.com