BDI dëshiron të vetëdeklarohet si parti e cila “menaxhon proçeset”, mirëpo një bisedë mes Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e lëshuar dje në Gjykatën Penale tregon se kjo parti lirisht mund të quhet “Bashkimi i Dekoncentruar për Integrim” e jo “Bashkimi Demokratik për Integrim”.
Gordana Jankullovska e akuzuar për organizim kriminel para zgjedhjeve të vitit 2011 dhe 2013 në rastin e PSP-së “Titanik”, në vazhdimin e djeshëm të “bombave” në Gjykatën penale i tregon drejtorit të atëhershëm të DSK-së, Sasho Mijalkov, se për shtetësotë që i kanë ndarë para zgjedhjeve kanë reaguar partnerët e koalicionit të BDI-së.
Sipas sdk.mk, Jankullovska e njofton Mijallkovin se vendimi për shtetësitë ka kaluar në qeveri në momente kur minitrat e BDI-së kanë qenë të dekoncentruar.
“E din edhe kryeministri këtë gjë. Gjatë tërë vitit e çojme. Le ta çojë deri sa nuk reagojnë”, i thotë Jankullovska Mijallkovit. “Ashtu e kemi çuar punën edhe në Kërçovë, Resnjë, Ohër… Patjetër të ndërprejmë sepse kjo shkon si pikë e veçantë e rendit të ditës në Qeveri”.
Jankullovska, ministre e atëhershme për punë të brendshme i tregon Mijallkovit se për shtetësitë e votuesve të tyre në komuna shqiptare ka reaguar zv/kryeministri Musa Xhaferi. Biseda zhvillohet para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Ajo poashtu sqaron se si e kanë vendosur këtë pikë në rend dite, në situatë kur kanë qenë të dekoncentruar. Bëhet fjalë për rreth 400 shtetësi.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

