Mbrëmë rreth orës 21:15 dy vetura në lëvizje në qendër të Tetovës kanë gjuajtur me armë zjarri mbi njëra-tjetrën. Të shtënat e shumta kanë bërë që shumë plumba të përfundojnë në lokalet pranë.
Sipas infomratave jozyrtare, njëri nga të pranishmit në këtë konflikt është ish funksionari i lartë i BDI-së i cili më parë ka pasur postin e zëvendës drejtorit të DAP-it!
Dëshmitarët okularë kanë thënë për Pa Censurë se një person ka ngelur i plagosur, por policia e mohon të ketë të plagosur në këtë incident.

