Ministria e Punëve të Brendshem do të hetoj incidentin e armatosur në Butel, ku theksohet se janë përfshirë dy pjesëtar të njësitit special Alfa, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Në të gjitha rastet kur ka të përfshirë pjesëtar të MPB-së, njoftohet reparti për kontroll ë brendshëm dhe standarde profesionale. Nëse sigurohen fakte se ata kanë kryer vepër penale ose shkelje me elemente të dhunës, ndaj tyre do të merren masat adekuate”, theksojnë nga MPB.
Katër persona kanë ngleur të lënduar në një përleshje fizik që ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Betovenova” në Butel të Shkupit. Siç informon Ministria e Punëve të Bredshme (MPB), përleshja ka ndodhur në ora 14 e 50 minuta me gjasa për për shkak marrdhënieve të pa rreulluara pronësoro-juridike mids vëllezërve J.I. dhe J.I. dhe dhëndërit të tyre E.D. nga njëra anë dhe vëllezërve XH.D. dhe A.D. nga ana tjetër.