Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin rust ë Mbrojtjes. Sergei Shoigu. Në fokus të diskutimit mes dy homologëve raportohet se ishte incidenti i të hënës që detyroi një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi.
Megjithatë zyrtari amerikan nuk ka dhënë detaje rreth bisedës me ministrin rus.
Ai përshkroi dinamikën e incidentit duke theksuar se dy avionë rusë hodhën karburant në dronin amerikan që po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Më pas, një avion goditi avionin amerikan MQ-9, duke rezultuar në një përplasje.
Nga ana tjetër Rusia ka mohuar akuzat duket pretenduar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me dronin.
“Avionët rusë u përfshinë në sjellje të rrezikshme, të pamatur dhe joprofesionale në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha sekretari amerikan. “Incidenti është pjesë e një modeli të sjelljes agresive, të rrezikshme dhe të pasigurt” nga Rusia, shtoi Austin.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ndër vendet e para në Evropë që zbaton standardin evropian për ndarjen e të dhënave shëndetësore
- Botuesi Bujar Hudhri rrëfen momentet e fundit të Ismail Kadaresë: Ishte i lodhur, por me mendje të kthjellët dhe i lidhur me Shqipërinë
- Trump njofton bisedime vendimtare me Kinën për TikTok
- Rreziku i zjarreve nga temperaturat e larta: Ndalohen ndezjet dhe fishekzjarrët
- Fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal, CEO dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum” lihen në burg nga Gjykata e Fierit pas një seance maratonë prej 8 orësh
- (VIDEO) Arrestohet një fallxhor, mashtroi një çift nga Berova, i mori 400.000 euro
- Fitim Zekthi: Shteti bektashi, ideja e rrezikshme për vendin tonë, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë
- Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, raportohen të paktën katër të plagosur