Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan menjëherë. Qyteti konfirmoi se është identifikuar kompania përgjegjëse në komunën Gazi Babë, e cila kishte lëshuar shkumë kimike direkt në hapësirë publike, përcjell TV21. Inspektorët e Shkupit kryen kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. Janë marrë mostra nga terreni dhe pajisjet e kompanisë, të cilat do të analizohen nesër. Kryetari Orce Gjorgjievski paralajmëroi masa të rënda ndëshkuese dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.
Data 19.11.2025
Aktuale
- Debati i nxehtë në Kuvend: Gruda sfidon Muratin mbi rolin e VV në mbrojtjen e Kushtetutës
- Zekolli-Shaqiri kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: Kërkoj apel të vendimit
- Zekolli-Shaqiri në kërkim të drejtësisë për bashkëshortin e ndjerë: Prokuroria ta apelojë vendimin
- Vizita e Johann Wadephul në Tiranë, ambasada gjermane: SPAK, institucion i fortë, përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit! Shqipëria, po ecën drejt BE-së!
- Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë
- Ministria e Financave: Qytetarët nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në për dërgesat nga Temu, Aliexpress….
- VLEN: AKI si koalicion pa kauzë tanimë po shpërbëhet
- Shtetasi serb dëshiroi të nxirrte 94 mijë euro nga Maqedonia, ndalohet në Tabanoc


