2 Shkurt 2019 / 13:20
Deputetët e VMRO-DPMNE-së përmes replikave tentojnë të bllokojnë seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandatit, ku pika e parë dhe e vetme e rendit të ditës është marrja e imunitetit të deputetit Lupco Dimovski, ish ministër i akuzuar për krim.
Seanca ka devalvuar në ofendime dhe fjalime politike. Deputeti i VMRO-se, Vllatko Gjorqev akuzoi shumicën se deputetit Dimovski, i është ofruar liri në këmbim të votës së tij për ndryshime kushtetuese. Sipas tyre, marrja e imunitetit është revanzhizëm politik. Deputetët e VMRO-së kërkojnë që kolegu i tyre Lupco Dimovski të mbrohet në liri dhe të gjykohet e jo të futet në paraburgim.
Nga shumica thonë se paraburgimi nuk është vendim i tyre por kërkesë e gjykatës (sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion).
Debati vazhdon ndërsa në radhë për replika dhe fjalë, janë thuajse gjithë deputetët e VMRO-së të cilët janë anëtarë në këtë komision.
Besian Leka
Loading…


