Zoran BOJAROVSKI
Projekti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup po bëhet realitet. Me këtë projekt infrastrukturor me prioritet të lartë për mjedisin, i cili mbulon 9 nga dhjetë komunat e kryeqytetit, ujërat e zeza do të trajtohen me teknologjinë më të lartë, do të sigurohet kursimi i rrjedhjeve dhe do të zvogëlohet ndotja e lumit Vardar, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve buzë lumit dhe më gjerë.
Me grantin e ri të BE-së, nëpërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IFZB) prej 70 milionë eurosh, së bashku me 136 milionë eurot e parashikuara më parë, kuadri financiar me vlerë pak më shumë se 200 milionë euro tashmë është përfunduar./Lajmi i plotë.