Imet Shtrajku, kryetar i këshillit vendor të BESA Rashçes dhe pjesë e koalicionit VLEN, nga sot zyrtarisht i bashkohet Aleancës Kombëtare për Integrim.
Në një deklaratë për mediat, Shtrajku theksoi se vendimi është marrë pas një analize të thellë dhe bindjes së plotë se vetëm përmes një angazhimi të bashkuar ndër shqiptarë mund të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare.
“Ky është një hap i domosdoshëm për kohën në të cilën ndodhemi, për të parandaluar nënçmimin që iu bëhet shqiptarëve dhe për të rikthyer dinjitetin kombëtar përmes bashkëpunimit me strukturat e Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha ai.