Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë Drejtori Imer Imeri me bashkëpuntorin e tij Gafur Zharku morrën pjesë në dy evenimente të rëndësishme mbi Sipërmarrësinë.
Në tubimin e parë,organizuar nga Këshilli Rinor Nacional në Republikën e Maqedonisë së Veriut u realizua Konferenca njëditore në Hotel Limak Shkup,me temën “Roli i të Rinjëve në Sipërmarrësinë Sociale.”
Me këtë rastë Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati fjalë rasti me temën “Ndërmarrësia dhe Roli i të Rinjve në Zhvillimin Ekonomik”.
Ku ndër të tjera nënvizoi:” Ndërmarrësia dhe të rinjtë janë dy komponente kyçe te shoqërise moderne që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik dhe social. Ndërmarrësia paraqet fuqinë e krijimtarisë dhe inovacionit, ndërsa të rinjtë janë burimi më i pasur dhe më i rehatshëm për të ndërmarrësuar dhe për të sjellë frytet e një shoqerie të zhvilluar.
Te rinjtë, përmes energjisë dhe vizionit të tyre, mund të jenë burim i pashterrsëm i ideve inovative. Ata ndihen të thirrur të eksplorojnë dhe të krijojnë zgjidhje të reja për sfidat e shoqërisë.
Ai më tej shtoi: Në mënyrë të ngjashme, politikat publike dhe mbështetja institucionale janë të domosdoshme për të krijuar një mjedis të mirëpritur për ndërmarrësine. Krijimi i kushteve të favorshme ligjore dhe administrative, si dhe ofrimi i fondeve dhe burimeve për projekte inovative, janë hapa te rëndësishëm drejt nxitjes së ndërmarresisë së të rinjve.
Përfundimisht, ndërmarresia dhe të rinjte formojnë një tandem të pazëvendesueshëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.Rëndësi e veçante është ndërmarrësia sociale, e cila fokusohet për të zgjidhur probleme sociale dhe mjedisore. Të rinjte luajnë një rol kritik në këtë fushë duke sjellë idetë e tyre të freskëta, entuziazmin dhe vullnetin për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.Agjencia mbështë fuqishëm: Krijimin e Bizneseve Sociale: Të rinjtë shpesh synojnë krijimin e bizneseve sociale, të cilat kanë për qëllim të sjellin një ndryshim pozitiv në shoqëri duke ofruar produkte ose shërbime që adresojnë nevoja sociale.Në fund në emër të Këshillit Rinor u përshëndet Drejtori Imeri për mbështetjen që ua jep të Rinjëve.
Vlen të theksohet se Drejtori Imer Imeri me bashkëpuntorin e tij Gafur Zharku morrën pjesë edhe në konferencën tjetër të organizuar nga Oda ekonomike Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut Hotel Hilton në Shkup.Konferenca ishte njëditore me fokus në Fuqizimin e mjedisit të qëndrueshëm të biznesit dhe ndikimi i tyre krijimin e një ambienti të pastër.


