Nezim Haliloviq, imam i xhamisë së qytetit të Sarajevës, ka thënë se obligimi i gjeneratës së re të politikanëve në Bosnje dhe Hercegovinë është që ta padisin Serbinë për krimet e kryera në luftën në Bosnje, por edhe në tërësi për krimet e kryera në dy shekujt e fundit.
“Serbët në disa shekujt e fundit kanë kryera 11 gjenocide kundër boshnjakëve, por nëse Serbia nuk paditët, agresori do të kryejë përsëri gjenocid”, ka thënë imami.
Haliloviq në luftën e fundit ishte komandant i brigadës së famshme “Brigada e Myslimanëve”.
Mediat në Serbi kanë shkruar se brigada e udhëhequr nga ai kishte kryer krime të shumta në luftë.
Deklarata politike e Haliloviq-it është gjykuar si e pavend pasi ai udhëheqë një institucion fetar e jo politikë.