Gjuha e urrejtjes para, gjatë dhe pas garave sportive shkakton dëme të shumta dhe nxit dhunë. Instituti për Media dhe Analitikë IMA e dënon ashpërsisht gjuhën e urrejtjes dhe dhunën para dhe gjatë ndeshjes së futbollit në Shkup ndërmjet klubeve të futbollit Shkupi dhe Levski.
IMA u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa ndëshkuese, si dhe masa të tjera që do të parandalojnë përsëritjen e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që e nxit atë në të ardhmen.
IMA u bën thirrje politikanëve dhe mediave që të dënojnë publikisht gjuhën e urrejtjes në më shumë baza gjatë ndeshjes së futbollit në Shkup mes tifozëve të klubeve të futbollit Shkupi dhe Levski.
Kujtojmë se, sipas Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme në Garat Sportive, si dhunë dhe sjellje e pahijshme në garat sportive (neni 3) konsiderohet edhe “këndimi i këngëve apo postimi i mesazheve që shkaktojnë dhe nxisin urrejtje apo dhunë në në bazë të racës, përkatësisë kombëtare e fetare ose në bazë të karakteristikave të tjera”.
Instituti për Media dhe Analitikë IMA rikujton se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të mosndëshkimit dhe mosparandalimit të gjuhës ekstreme të urrejtjes (me thirrje për vrasje në bazë etnike) në ndeshjet sportive.
Prandaj IMA u bën thirrje institucioneve kompetente dhe federatave sportive që të marrin të gjitha masat e nevojshme jo vetëm për parandalimin, por edhe për ndëshkim të gjuhës së urrejtjes para, gjatë dhe pas garave sportive.
IMA u bën apel mediave që të raportojnë me përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes para, gjatë dhe pas garave sportive dhe të mos përhapin dezinformata që mund të nxisin diskriminim, urrejtje dhe dhunë.